p1

FOTO-REPORTAZH/ Një fundjavë mahnitëse duke udhëtur nëpër Shqipëri

PËRKTHIM/

Pse? Kjo është pyetja që unë dëgjoj më së shumti. Fundjava jonë dhe e bashkëpunëtorëve të mi ishte për të shkuar diku. Ku? Shumë kanë për të kërkuar dhe sytë do t'ju lodhen duke kërkuar Shqipërinë, për shkak se është një vend që kanë shumë pak informacion për të. Ata me edukatë më urojnë një udhëtim të këndshëm, ndërsa nuk arrijnë të kuptojnë asgjë. Kjo ju duket e vështirë, duke fërkuar sytë më pyesin pse duhet të shkojë në Shqipëri?

p2

Kur ju thash se unë isha duke shkuar në Shqipëri, disa njerëz shkuan aq larg sa më thanë "Urojmë që të kthehesh përsëri"! Kjo ishte, a thua se unë po shkoja në një udhëtim në malet e egra të Afrikës me një palë çizme dhe një shkop. A thua se unë po shkoja në një vend kaq të largët dhe të pakuptueshëm. "Pse, ohh pse po e bën një gjë të tillë?!" - do të pyesnin ata. Nuk mund të jemi si shumica e njerëzve të cilët janë të lumtur me Parisin ose Pragën.

Pavarsisht shqetësimeve të miqëve të mi, por edhe të bashkëpunëtorëve të mi, ne vendosëm të shkonim. Nuk ka shumë njerëz të cilët i drejtohen Shqipërisë, kështu që ishte e pamundur të gjenim një fluturim direkt, në këto kushte, ne duhej të ndaleshim në Vjenë. Unë kurrë nuk kisha qenë më parë në aeroportin e Vjenës, por si aeroport qendror që ishte, dukej mjaftë mirë. Ai ishte aeroporti më i mirë që unë mund të kisha qenë më parë. Këtu kishte WIFI falas, ulëse të rehatshme dhe priza me energji elektrike me bollëk.

Ishte vonë, ne në Tiranë kemi mbërritur rreth mesnatës. Kishim prenotuar një hotel i cili ishte vetëm tre minuta larg nga aeroporti. Mbërritëm me 30 minuta vonesë në pikën e kalimit të aeroportit; një vonesë e cila ishte e paevitueshme.

p3

Në rrugë

Sigurisht që ne ishim me makinë. Ne kishim marrë një makinë me qera dhe ndalesa jonë e parë do të ishte Berati. Në mendjen time, mua m'u kujtuan ato se çfarë kisha lexuar, që Shqipëria ishte një shtet i vogël, thuajse sa madhësia e Merilendit në SHBA. Duke parë hartën, vendet që ne kishim vendosur të shkonim ishin shumë larg dhe duhej të kalonin në autostradë.

Duke u larguar nga Tirana, ne ndoqëm shenjat në tabelat me ngjyrë blu. U gjendëm në mesin e disa rrugëve kryesore. Për t'i bërë gjërat më keq kjo nuk duhej të kishte ndodhur. Ju mendoni se na ndihmuan, por gaboheni, ne përdorëm intuitën e cila në këto raste nuk të lë dhe në këtë mënyrë ne e gjetëm veten në një rrugicë të vogël, disi e shtruar, por në shumë segmente me të çara të mëdha, gunga, vrima dhe me të gjitha llojet e problemeve të mundshme. Është e panevojshme të thuhet, por të drejtoja makinën në të tillë rrugë, nuk e kisha parashikuar. Kjo nuk na mërziti shumë, sepse pamja ishte fantastike, me gjelbërim dhe kodra që ngriheshin përgjatë rrugës.

p4

Berati

Berati

Na u deshën disa orë për të shkuar nga aeoroporti në Berat, edhe pse ndodhet 100 km në vijë ajërore. Ne mbërritëm në këtë qytet të bukur, i mbuluar nga bardhësia aty nga  të pasditja. Për fat të mirë gjetëm hotelin tonë, parkuam makinën dhe ishim në gjendje për të bërë kontrollet e nevojshme. Dhoma ishte e gjërë, e rehatshme dhe me një ballkon që kishte një pamje fantastike për nga qyteti. Pavarsisht të nxehtit të çmendur, ne ishim të etur për ta shikuar, kështu që dolëm jashtë për të parë qytetin, pjesë e trashigimisë kulturore të UNESKO-s.

Një rrugë me restorante surprizë

Pas një udhëtimi të gjatë me makinë nëpër Berat, ne e dinim se duhej të rregullonim planin tonë të të udhëtuarit. Këtë herë, vendosëm që të qëndronim buzë rrugës në mënyrë që të nesërmen të bëheshim gati sa më shpejt. Patëm një mëngjes të shijshëm me kos, buk, vezë, domate dhe tranguj të cilat ishin sjellë nga zonat përreth. Kjo do të ishte më mirë, kështu që ne vendosëm të ndiqnim një rrugë anësore që do të ishte më e drejtëpërdrejtë dhe që e priste një lak i madh në veri.

Ajo dukej mirë, edhe pse ndoshta mund të mos e përdornin çdo herë. Veçanërisht pasi udhëtuam në brendësi të një fshati i cili ishte plotësisht i mbyllur; aty bëhej pazari javor. Në të gjithë qytetin nuk kishte trafik. Sigurisht që aty nuk kishte një rrugë tërthore e në këto kushte na u desh të udhëtonim nëpër kanalet  e ujit që ishin nëpër rrugë dhe mbi shkëmbinj që shfaqeshin mbi të. Si përfundim ne e gjetëm përsëri rrugën tonë kryesore e më pas për në autostradë.

Rreth mesditës, po udhëtonim përgjatë një zone ku ndodhej një restorant me ushqim shumë të mirë afër një burimi me ujë të ftohtë dhe i vendosur rrëzë një çarje shkëmbore. Nga aty ku kishim parkuar makinën  mund të shikoje rrjedhën e ujit që vërshonte i papërmbajtur, i cili rrjedhte nga të dyja anët e ndërtesës. Ishte shumë ftohtë kështu që ne vendosëm ta vizitonim nga dreka, kur edhe do të ishte paksa më ngrohtë. Mishi i pjekur në zgarë, në një zjarr të hapur mbushur me dru. Kjo ishte e nxirë nga hyrja deri poshtë shkallëve. Në dritare, përgjatë pranverës këtu mund të shikoje një pamje fantastike, kjo ishte e përkryer. Por në krye të të gjithë kësaj qëndronte ushqimi që ishte shumë i shijshëm.

p9

Syri i Kaltër

Nuk e mbaj mend se ku është folur për syrin blu dhe që unë jam këtu, por e rëndësishme është që erdha. Kur e shikoja, nuk më ngjasonte si e vërtetë, dhe duke mos na ngjarë e tillë edhe ne vendosëm që të mos shkonim. Një lum nëntokësor rrjedh nga mali deri në këtë "pishinë" të vogël blu. Megjithatë, kjo ishte një përvojë magjike për ne. Ne parkuam makinën dhe vazhduam të ecnim përgjatë udhës së "pishinës" blu. Gishtat tanë na prekin tokën,  me një ngadalësi lëvizin gjethet e pemëve në erën e ftohtë, duke ndjekur me shikim retë e holla përgjatë rrugës.

p10

Kjo nuk është një rrugë e gjatë, kështu që mbërritëm shpejt tek Syri i Kaltër. Uji rrjedh nga mali, pasi është filtruar nga milje shkëmbinj, uji shtyhet në thellësinë e një "pishine" kristal blu dhe me një ujë që gugulon nën të. Ishte kaq nxehtë, saqë unë do të duhej të kisha marrë një kostum banje. Aty ndodheshin disa njerëz, duke përfshirë këtu disa familje britanike që me fëmijët e tyre po shijonin këtë ujë të ftohtë dhe të pastër. Një fëmijë 5 vjeçar po thonte se uji ishte i ftohtë dhe freskues.

p11

Butrinti dhe Ksamili

Lëmë pas Syrin e Kaltër për t'u nisur në drejtim të bregdetit. Ne ndiqeshim nga bluja; uji blu i lumenjëve që na shoqëronte për disa milje përgjatë maleve. Edhe pse nuk kaluam shumë kohë tek Syri i Kaltër, ne kishim plane për të lëvizur edhe pasdite. Megjithatë në kishim një synim, që të mbërrinim në parkun arkeologjik të Butrintit para perëndimit të diellit. Kontrolluam se kur hapej, kështu që ne kishim disa orë në dispozicion derisa të mbërrinim atje.

Siç rezultoi, ky ishte një vendim i mirë, pasi ishte e vështirë për të gjetur shtëpinë se ku do të vendoseshim. Pasi disa telefonatash dhe xhirove nëpër qytet, ndaluam tek një zotëri i vjetër i cili mbahej me një shkop. Më në fund e gjetëm shtëpinë se ku do të strehoheshim dhe vajtëm për të ngrënë darkën buzë një plazhi që gjendej aty pranë.

p12

Apollonia

Pasi largohemi nga Ksamili ishim nisur për nga veriu, në drejtim të qytetit të Fierit. Kaluam sërish për nga Syri i Kaltër, nëpër rrugët malore dhe pastaj në autostradën që lidh jugun e vendit me veriun ose përgjatë autostradës bregdetare siç njihet ndryshe. Në këtë udhëtim nuk mendoj që patëm edhe aq mundësi që të vizitonim bregdetin. Udhëtuam për disa orë dhe përgjatë rrugës nuk patëm probleme. Për të ngrënë drekë u ndalëm në një rastorantë që ishte përgjatë rrugës, ku në tarracën e tij shijuam një drekë të këndshme. Ky restorant ishte shumë i frekuentuar, saqë makinat kalonin nga krahu tjetër i rrugës për të ardhur këtu, në këtë mënyrë duke rrezikuar edhe jetën.

Telefoni jonë i zgjuar, me një kërkim minimal po na tregonte se destinacioni jonë i ardhshëm ishte jashtë Fierit. Bëhej fjalë për Apolloninë. Një park i qetë, me një shumëllojshmëri rrënojash të stilit Romak dhe Bizantin, që na bëri të kalonim disa orë fantastike. Një muze i vogël që gjendej aty, kishte një koleksion fantastik. Por restoranti i vetëm që gjendej këtu ishte i vogël e kështu që ishte mbushur me njerëz. Në këtë mënyrë, do të ishte më mirë që të hanim në ndonjë restorant përgjatë rrugës.

p13

Kalaja e Krujës

Vazhduam të shkonim për në drejtim të veriut duke ndjekur në këtë rast autostradën në drejtim të Durrësit, dhe ngelëm të surprizuar pasi rruga ishte shumë e mirë. Patëm një problem në një kryqëzim të autostradës Tiranë - Durrës, por që asgjë nuk mund të ndalonte për në destinacionin tonë të rradhës. Sërish në Tiranë, pastaj në drejtim të Krujës. Të nesërmen ne do të duhej të kapnim aeroplanin, kështu që kishim vendosur që natën do ta kalonim në rrënojat e vjetra të Kalasë së Krujës.

Aty nuk është se ka mbetur shumë nga kalaja, por Kruja është një qytet simpatik, me një stil të vjetër të ndërtuari dhe i vendosur në një mal, ashtu siç shumica e qyteteve në Shqipëri. Patëm disa vështirësi në gjetjen e shtëpisë se ku do të akomodoheshim. Ne do të vendoseshim në një dhomë të shtëpisë së Emilianos që kishte ndërtuar jo shumë larg nga kështjella gjithçka me shpenzimet e tij. Sërish një telefonatë, nga Emiliano apo nga djali i tij, për këtë nuk jemi të qartë, po na udhëzonte se si mund të shkonim për tek tek ai.

Shtëpia e tij ndodhej në majë të kodrës, në afërsi të rrënojave. Ajo ishte një familje e vogël dhe kur mbërritëm ne i gjetëm më një gotë raki përpara, të cilën e kishin prodhuar vetë. Mamaja kishte gatuar një darkë të shijshme për ne me një birrë sipër. Nuk do të kishim kërkuar një vend më të mirë se ky për të kaluar natën tonë të fundit në këtë vend  kaq të bukur si Kalaja e Krujës.

p14

Kliko këtu për shkrimin në origjinal