EKO

Kriza greke, efektet në ekonominë dhe emigrantët shqiptarë

ANALIZË/

*Nga Fjoralba Ag-ja

Shqipëria njihet si një nga vendet që ka numwr të madh emigrantësh. Në qoftëse do të bënim një listë të shteteve ku ndodhen emigrantët shqiptarë, padyshim që Greqia do të ishte në vendin e parë. Shumica e shqiptarëve kanë zgjedhur vendin fqinj për të jetuar dhe për të punuar.

Emigrantët janë  një pjesë e rëndësishme e ekonomisë së vendit dhe kanë dhënë një ndihmesë të rënësishme në rimëkëmbjen e shtetit shqiptar.
Kështu ka ndodhur edhe me emigrantët që janë të zhvendosur në shtetin grek. Për vite me radhë, këta emigrant kanë sjellë dhe kanë transferuar shuma të mëdha parash, që më pas janë konvertuar në të mira për Shqipërinë.

Por me fillimin e krizës greke, ekonomia shqiptare dhe emigrantët shqiptarë kanë pësuar “lëkundje” përsa i përket të ardhurave.
Gjithsesi ka opinione  të ndryshme përsa i përket kësaj çështje. Disa janë të mendimit që kriza në shtetin fqinj nuk ka ndikuar në ekonominë dhe emgrantët shqiptarë, ndërsa të tjerë mendojnë të kundërtën.

Shtresa që pritet të ketë më shumë problem, pavarësisht atyre që kanë deri tani janë emigrantët. Duke qenë në numër të lartë në Greqi vala e goditjes do të jetë e fortë për ta. Një sërë pushimesh nga puna po ndodhin, për shkak se shumë biznese po mbyllen, po falimentojnë apo po ulin numrin e fuqisë punëtore. Rritja e ndjeshme e taksave, sidomos e taksës për ribërjen e dokumentave apo probleme të tjera siç janë pagesat në shkolla për fëmijët, do t’ju kushtojë akoma edhe më tepër emigrantëve, të cilët do t’a kenë shumë të vështirë qëndrimin e mëtejshëm në Greqi.

Për ekspertët kjo të ketë efekte negative. E para, ka të bëjë me dërgesat e emigrantëve nga Greqia, të cilët nëse më parë dërgonin rreth 1 miliard euro në vit tashmë llogaritet të sjellin në Shqipëri rreth 800 milionë euro. Pavarësisht rritjes që po pëson ekonomia shqiptare, gjithsesi këto dërgesa do të ndjehen dukshëm. Problem i dytë, qëndron në faktin se shumë nga këta emigrant shqiptarë do të kthehen në vendin tonë dhe do të gjejnë kushte shumë të vështira punësimi apo biznesi, kjo për shkak të pagesave shumë të ulëta.

Ekspertë të huaj të ekonomisë argumentojnë se prekja e ekonomisë shqiptare nga kriza greke është e pashmangshme për shkak të lidhjeve të forta mes dy vendeve.

Në foto: Eksperti gjerman i ekonomisë Horst Dieter Westerhoff (foto e marrë nga cbs.de)

Në foto: Eksperti gjerman i ekonomisë Horst Dieter Westerhoff (foto e marrë nga cbs.de)

Eksperti gjerman i ekonomisë Horst Dieter Westerhoff shprehet se: “ Mendimi im është që ekonomia e Eurozonës teksa dobësohet do të ketë ndikim te Shqipëria dhe veçanërisht te eksportuesit. Por, le të shpresojmë që masat stimuluese do e përmirësojnë situatën në Eurozonë dhe eksportet shqiptare. Kriza në Eurozonë nuk është e lidhur me Shqipërinë por me Italinë, Greqinë, etj… që janë tregje për Shqipërinë.

Situate në Greqi mund të ndikojë në ekonominë shqiptare, që shet te Greqia. Unë jam relativisht optimist që Shqipëria do t’a kalojë me sukses periudhën e krizës së Eurozonës”.

Gjithsesi ka edhe të tjerë ekspertë që mendojnë se kriza greke nuk do të ndikojë as tek emigrantët dhe as në ekonominë shqiptare. Sipas tyre ekonomia shqiptare nuk është më shumë e varur nga ekonomia greke ashtu sic ka qenë deri në vitin 2000. Lidhje me efekt domino midis dy vendeve nuk ka në asnjë fushë. Deri tani kriza dhe pasojat kanë qenë me një kosto të jashtëzakonshme për shtetin grek, por nuk mund të themi të njëjtën gjë edhe për vendin tonë.

Ekspertët e Bankës së Shqipërisë dhe financave shqiptare, në deklarata të ndryshmë sqarojnë se ekonomia shqiptare dhe sistemi banker është i fortë.  Në raportin e fundit mbi ekonominë shqiptare, FMN vlerësonte aftësinë e Shqipërisë për përballimin e krizës globale falë politikave “të shëndosha” financiare.

Në foto: Eksperti Elvin Meka (Foto marrë nga Televizioni SCAN)

Në foto: Eksperti Elvin Meka (Foto marrë nga Televizioni SCAN)

Por në të njëjtën kohë fliste për një vëmëndje më të madhe ndaj sfidave të reja që vijnë nga vendet fqinje si Greqia dhe Italia. Eksperti Elvin Meka, shpjegon se ajo çka ndodh me fatin e bankave greke dhe italiane nuk ka asnjë lidhje me institutet e degëve të tyre që operojnë në Shqipëri. Ai shton gjithashtu se nuk ka asnjë arsye që të bëjmë lidhjen me atë çka ndodh në Greqi dhe Itali edhe për arsyen tjetër se banakat në vendin tonë nuk janë aspak të ekspozuara në vendet me krizë pasi nuk investojnë në letra me vlerë.

Edhe përfaqësuesi i Misionit të FMN-së në Shqipëri, Nadeem Ilhai, theksoi se kriza greke nuk do të ketë ndikim në ekonominë shqiptare. Sipas tij, sistemi banker shqiptar tashmë është solid dhe kriza greke nuk do i prekë ato. Vetëm të ardhurat që vinin nga emigrantët në vendin tonë, ku një pjesë e tyre vinin nga Greqia do të ndikohet nga kjo krizë, por edhe ky ndikim do të kalojë pas një kohe fare të shkurtër.

“Edhe bankat greke në Shqipëri kanë një pavarësi nga bankat e tyre mëma. Nëse do të paraqitej ndonjë rrezik, ai gjithsesi do të ishte shumë i ulët”- tha Ilahi, duke shtuar se dërgesat e emigrantëve kanë qenë të rëndësishme në ekonominë shqiptare.

“ Një pjesë e tyre vinin nga Greqia dhe në këtë pjesë do të ndikojë kriza por edhe kjo kalon me kalimin e viteve. Në gjykimin tonë, ndikimi nga kjo krizë për Shqipërinë është fare i vogël”- përfundoi Ilhai.

 

Leave a reply