506310_skoplje2-tnajug_f

Maqedoni-Shqipëri; historitë e përbashkëta, luftë për identitet

ANALIZË/

*Nga Rudina BAJRAMI

Marrëveshja e Ohrit, miratuar në vitin 2001 për të ndaluar rebelimin e armatosur, ka sjellë në fushë përgjigje mjaftë komplekse, një pyetjeje relativisht të thjeshtë. Pyetja, natyrisht ishte se si do të bëhet e mundur bashkëjetesa mes sllavo-maqedonasve si shumicë dhe shqipëtarëve në pakicë, në kuadër të sistemit të brishtë shtetëror të Republikës së Maqedonisë. Sipas standarteve evropiane, statusi i shqiptarëve, i përfaqsuar nga 18-30% të popullsisë, duhet të garantojë të drejtat e tyre institucionale brenda një sistemi demokratik të përfaqsimit. Këtu përfshihen dhe elemenët kulturor dhe territorial, autonomia administrative, arsimi në gjuhën antare dhe shërbime të tjera. Të gjithë këto pjesë e autonomisë komunale kanë qënë në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë nga viti 1991.  Këto të drejta i përkasin jo vetëm shqiptarëve, por çdo pakice tjetër kombtare në vend.

Kriza e vitit 2001 ka treguar sistemin e lodhur të vitit 1991. Së pari, partit e mëdha shqiptare në Maqedoni përgjatë viteve 90’ nuk janë pajtuar me statusin e pakicës, e dhënë kjo nga kushtetuta. Së dyti, kanë qënë të pakënaqur me pabarazinë e mundësive të arsimit, në krahasim me maqedonasit, të cilët gëzonin të drejta të plota në të gjitha nivelet e arsimimit.

Përpjekja për të hapur një Universitet shtetëror nga shqiptarët në Tetovë kërkoi shumë përpjekje, deri në vitin 2001 funksiononin në baza gjysmë-ligjore. Së treti, përfaqsimi më i madhë në sistemin e administratës publike (në parlament dhe në qeveri) duke mos u trajtuar si një qytetar i klasit të dytë.

Momentin kur çështja shqiptare në Ballkan kishte fituar me punën e NATO-s në Kosovë gjithashtu u bë përkrahja dhe për agjenturën e re politike të shqiptarëve në Maqedoni. Megjithatë kërkesat nuk u formuluan nga Ushtria Çlirimtare Kombëtare (UÇK) e cila ndërmori revoltën e armatosur.

Ka qënë një taktik për të thyer tabut e kushtetutës së vitit 1991 nga pala maqedonase. Karakteri unitar i shtetit është konsideruar  nga sllavo-maqedoniasit si një barrier mbrojtëse kundër destabilitetit etnik. Ky unitet për to është mjaft thelbësor në përcaktimin e identitetit. Përcaktuar si etnitet kombëtar i veçantë në kuadër të Jugosllavisë për herë të parë në fund të 1940, Maqedonia ka problem primare për ndarjen e identitetit të saj historik nga identiteti i fqinjëve të saj, identiteti etnik dhe gjuhësor me bullgarët, identiteti politik dhe toponimia me grekët, duke e çuar deri në një ‘konflikt” për emrin, identiteti territorial intitucional dhe i elitave politike me sërbët. Nuk ka asgjë më të fuqishme se identiteti maqedonas kundër faktit të njohjes si shtet ndërkombëtarisht. Normalisht kjo çështje është vënë gjithmon nën diskutim dhe në lëkundje.

Ky kompleks i veçant i identitetit, ka formuar dhe mekanizmin politik gjatë viteve 90’ deri më sot. “Federalizimi” i shtetit është konsideruar tabu  dhe çdo element institucional, që mund të shërbej më vonësi fond potencial për ndarjen e shtetit. Shembull kryesor për këtë rast është struktura territoriale e republikës në bazë të marrveshjes së Ohrit e cila shkaton mosmarrveshje edhe sot.

Frika e federalizimit dhe identitetit të degraduar ka qënë një sfidë për të ardhmen, duke marrë parasysh hendekun demografik mes sllavo-maqedonasve dhe shqipëtarëve. Sllavo-maqedonasit rënditen me një rritje shumë të ulët demografike në krahasim me shqiptarët  që rënditen ndër popujt me rritje më të madhe demografike. Sipas një logjike të thjesht “belge”do ta kosideronin federalizimin si një instrument për stabilitetin territorial dhe institucional për të penguar frontin më tej të zgjerimit për një Shqipëri etnike. Por logjika e sllavëve të maqedonisë përdorin statusin e shtetit unitar për ruajtjen e identitetit.

0-15

Kjo mënyrë e të koncepturit të politikës, brenda shtetit divers Maqedonas vazhdoi edhe për vitet që rendën pas 2001, ndryshimi vjen në frontet e reja të luftës politike. Pavarsisht çdo ndryshimi partit shqiptare ngelen me po të njëjtat çështje në tavolin.

Në zgjedhjet parlamentare të 11 dhjetorit 2016, ishin të fokusuara përsëri në çështjen etnike. Një e katërta e popullsisë ishin në fushatë me çështjet tradicionale etnike për gjuhën dhe përmisimin e statusit të shqiptarëve në vend. Problemet e përditshme me interes më të menjëhershëm për votuesit rrezikohen të lihen jasht sipas specialistëve.

“Përmirësimi i arsimit, shëndetësis, kulturës, infrastukturës, papunësisë dhe masave të tjera sociale janë vështir për t'u përmendur në programet e tyre, ndërsa çështjet etnike janë dominuese ” - shprehet analisti politik Xhelal Neziri.

Dy partitë kryesore shqiptare, partia e vogël në pushtet, Bashkimi Demokratik për Integrim, BDI, dhe Partia Demokratike Shqiptare në opozitë, PDSH, përdorin të njëjtën strategji për marrjen e votuesve.

BDI premton për të bërë zyrtare gjuhën shqipe në tërë territorin e vendit, shqipja është gjuhë zyrtare vetëm në ato vende ku ka popullsi të kosiderueshme shqiptare. BDI premton gjithashtu marrjen e vendimeve në bazë të konsensusit etnik në parlament dhe në çdo institucion , duke përfshirë edhe barazinë ekonomike për shqiptarët.

Ndryshe nga zgjedhjet e përgjithshme dhe presidenciale të vitit 2014, BDI nuk ka përmendur kërkesën në një nga shtyllat kryesore politike për zgjedhjen e një presidenti, kryeministri apo kryeparlamentari shqiptar. Partia e tij që nga viti 2008 ka qenë pjesë e pandashme e kualicionit qeveritar.

PDSH në anën tjetër në qendër të fushatës së saj erdhi me premtimin për dhënien fund të diskriminimit ekonomik kundrejt shqiptarëve nëpërmjet alokimit disproporcional të buxhetit të shtetit në favor të shumicës maqedonase. Lideri i kësaj partie, Menduh Thaci gjithashtu premtoi amnisti fiskale për shumë shqiptarë në borxhe, amnisti të përgjithshme për të përndjekurit politik. Një tjetër premtim është rritja e kompetencave të zv. kryeministrit i cili zakonisht është shqiptar, për t'i dhënë atij të drejtën e vetos në vendimet qeveritare që prekin shqiptarët.

Parti të tjera të sapoformuara konkuruan në zgjedhjet e dhjetorit për ndryshim të kushtetutës. Një lëvizje e till e cila preku këtë aspekt është Besa.

Asnjëra nga këto parti nuk ka mundësin e të fituarit të shumicës në parlament, tradicionalisht ato ngelen si partia e vogël që futet në garë për të bërë kualicionin. Megjithatë shumë shqiptarë kanë ndjer përgjatë viteve se partia e vogël në qeveri ka pak pushtet.

Dhe siç pritej, zgjedhjet e dhjetorit erdhën me këto rezultate: 51deputet për VMRO-DPMNE-në, 49 vende në parlament ka fituar Lidhja Social Demokrate e opozitës, Bashkimi Demokratik për Integrim vetëm 10 poste, Lëvizja Besa 5 vende, Aleanca për Shqiptarët 3 vende dhe Partia Demokratike Shqiptare vetëm 2 deputet .Të gjithë partitë shqiptare do të kenë vetëm 20 deputet nga 27 që kishin në zgjedhjet e kaluara. Vota e shqiptarëve erdhi më e përqarë se kurrë , qytetarët të zhgënjyer nga politikat e vjetëruara dhe joefikase të partive shqiptare, apstenuan me votën e tyre.

Kriza politike paszgjedhore në Maqedoni u spostua edhe në Shqipëri. Normalisht që pritej reagimi i Tiranës zyrtare. Kryeministri Edi Rama thirri në negociata krerët e katër partive shqiptare që morën deputet në zgjedhje. Kërkesa ishte për bashkimin e faktorit shqiptar.

“Partitë shqiptare në Maqedoni kanë identitetitn e tyre dhe programet e tyre. Ato nuk janë të detyruara që të bien dakord me njëra-tjetrën për gjithcka, por janë të detyruara nga interesi i gjithë shqiptarëve pa dallim, që të flasin në një zë të vetëm për të vetmen gjë që nuk mund të ndahen: parimin e barazisë së plotë mes dy popujve në liri të plotë , të drejta, detyrime në suazën e shtetit të përbashkët të Maqedonisë”, deklaroi Rama në fjalën e tij.

Ky bashkpunim jo gjithmonë u pa aq pozitivisht sa Kryeministri. Themeluesi i LIBRA-s deputeti Ben Blushi e shikon politikën në Maqedoni me një të metë madhore.

“Zgjedhjet në Maqedoni nuk kanë fitues. Të gjitha partitë tradicionale kanë humbur. Nuk janë zvogluar si maqedonas, as si shqiptarë, por si të vjetër. Kjo do të thotë se në Maqedoni pati zgjedhje, por nuk pati zgjidhje. Megjithatë për Ballkanin ka një lajm te mirë. Rezultati i Maqedonisë tregon, se ajo që nuk duket po vjen. Ky është fillimi i fundit. Për disa vjet në Ballkan do kemi klasa te reja politike. Një Pranverë Ballkanike është duke lindur gërmadhash!” - deklaroi Blushi.

Pas krizës së vitit 2001 nuk ka patur ndonjë partneritet të efektshëm. Fytyra politike dhe institucionale e shtetit pati mundësin e zgjedhjes së dy rrugëve e para për një demokraci konsensuale  me një sistem zhvillimor fleksibël të kontrolit ndër etnik, dhe e dyta një marrveshje federale ku bashkjetesa etnike të jetë e mundur deri sa një tjetër opsion të shfaqet ose të sillet nga jashtë.

Por derin tani nuk ka shenja të dukshme se elitat politike të vendit janë të gatshme për të ndjekur sistematikisht një nga opsionet e ofruara. Zakonet e vjetra për të fshehur problemet e vërteta deri sa “hidhen në tavolinë” mbeten kryesisht të njohura. Elitat politike në Maqedoni mund t'i përshkruajm me metaforën e strucit që fsheh kokën në rërë për t'i shpëtuar grabitqarëve.

 

Leave a reply