22711935_1759863584048129_1925535770_o

Marrëdhënia e dy shteteve dikur armike të betuara, sot aleate

Analizë nga Rigels Lenja/

Për herë të parë këtë vit, në Krzyzowa dhe Wrocław të Polonisë, u organizua një seminar ndërkombëtar në një bashkëpunim të institucioneve të diplomacisë gjermano-polake. Krzyzowa nuk ishte jo një përzgjedhje rastësore apo teknike. Krzyzowa gjatë luftës së Dytë Botërore ishte ndër qytetet e para ku u krijua një grup rezistence për të përmbysur Hitlerin, i njohur si Rrethi i Krzyzowas.

Shpesh herë thuhet se konflikti mes Gjermanis dhe Polonisë, nisi në vitin 1939, me pushtimin e Polonisë nga Gjermania. Në të vërtetë problemet nisin rreth 176 vite më parë. Polonia pësoi tri ndarje të territoreve të saj në vitet; 1772, 1793 dhe 1795, ku përfituesi kryesor i territoreve më pjellore ishte shteti prusian.

Do të duhej përfundimi i luftës së Parë Botërore, që Polonia të rikthehej në hartën e kontinentit të vjetër. Territoret që krijuan Poloninë e post-luftës u morën kryesisht nga Gjermania (territoret e Dancingut, Prusi Perëndimore dhe Silesi e Sipërme Perëndimore). Kjo që ndodhi në Konferencën e Versajës, qe një nga shtyllat kryesore që Adolf Hitleri përdori për të rrëzuar Republikën e Vajmarit dhe për të përgatitur kasaphanën e Luftës së Dytë Botërore.

Lufta nisi me pushtimin e Polonisë nga Gjermania, më 1 shtator 1939. Në planet e Hitlerit, Polonia ishte pjesë e planit Gjermania e Pastër Etnike (“Rechsgeu Warthelana”). Pjesë e këtij plani ishte largimi i 15 milion polakëve dhe sjellia e 4-5 milion gjermanëve. Gjermanët u rezervuan hebrenjëve kampet shfarosëse, kurse për polakët u ngritën kampet e skllavërisë.

Gjatë luftës vdiqën rreth 3 milion hebrenjë polakë, 3 milion të tjerë u detyruan të punojnë si skllevër, kurse 10 milion u zhvendosën. Pas luftës rreth 4 milion gjermanë u shpërngulën për në perëndim, vetëm në vitet 1945-1949. Pa harruar këtu edhe rreth 1 milion të tjerë, gjatë Luftës së Ftohtë.

22664245_1759863914048096_102683365_o

Ripajtimi më i vështirë nuk ishte ai midis Gjermanisë dhe Francës. Në të vërtetë ka një dallim, francezët u trajtuan në fushë-betejë si të barabartë, madje me respekt, nuk u ndërtua asnjë lloj kampi përqëndrimi apo shafosës.

Në krahun tjetër, Polonia u trajtua si një vend i dorës dytë, si vendet e kolonizuara të Afrikës apo Azisë. Pra, si një komb i pacivilizuar. Ripajtimi gjermano-polak u dëmtua ndjeshëm nga Lufta e Ftohtë, që u zhvillua fill pas Luftës II Botërore. Megjithëse pati një mori takimesh, kryesisht pas vdekjes së Stalinit. Çdo gjë mori një trajtë tjetër më 7 dhjetor 1970, me Traktatim e Varshavës, ku Gjermania Perëndimore, njohu si kufi vijën Odër-Nisse. Në vitin 1975, nisi ripajtimi i vërtetë, pasi deri atëherë kishte ngelur në letër dhe në shkëmbimet e popullsisë.

Ripajtimi në thelb nuk kishte faktin se ne jemi të barabartë, por që ne jemi të ndryshëm por dimë të gjejmë gjuhën e përbashkët. Megjithë dëshirën e madhe të kancelarëve Kohl dhe Brand, përsëri nuk u arritën rezultate konkrete në pajtimin me Poloninë. Në një ambient si ai i Luftës së Ftohtë, ishte e pamundur të ndërtoheshin ura bashkëpunimi perëndimoro-lindore. Do pritej fundi i Luftës së Ftohtë, për të parë Gjermaninë dhe Poloninë si aleate.

Së pari, ribashkimi i Gjermanisë, nuk u pa si një kërcënim nga Polonia, madje u pa si një partner tregtar dhe ekonomik. Menjëherë u ngrit Zyra e Pajtimit Gjermano-Polak (“Foundation Polish-Germany Reconciliation”) me fusha veprimi kryesore; 1. Ndihma humanitare, medikamentesh për viktimat e Luftë IIB Botërore; 2. Dëgjimi dhe regjistrimi i dëshmive të viktimave të L. II. B.; 3. Organizime të takimeve të të rinjve me viktimat e L.II.B.; 4. Leksione të hapura, ekspozita dhe seminare ndëkombëtare, me fokus mësimin nga gabimet e të shkuarës.

Ky fondacion financohet nga qeveria Gjermane, Polake, Austriake dhe OSBE-ja. Sot, një nga hallkat se si vazhdon ky proces është korporimi i historianëve dhe studiuesëve, në përgatitjen e librave të historisë për nxënësit. Një nga veçantit studiuesëve e ripajtimit gjermano-polak, është se sot qyteti i Gorlic në kufi, ku dikur ishte qyteti që vuante më shumë nga shpërnguljet, ka vetëm një tabelë që tregon kufirin mes dy shteteve. Mbase edhe dita kur ballkanizimi i Ballkanit do marrë fund.

 

Leave a reply