iStock_000052071536_Medium

Sa të sigurtë jemi?

KOMENT/

Ne paguajmë taksa që të kemi rrugë më të mira, arsim më cilësor, shëndetësi më të mirë, infrastrukturë më të mirë dhe nga ana tjetër paguajmë edhe që të jemi më të sigurtë në këtë shumësi problemesh dhe rreziqesh që na rrethojnë në jetën e përditshme. Ngjarje e para pak ditëve, ku ditën për diell, në mes të një aksi me shumë rëndësi, rruga që të çon në aeroportin e vetëm në Shqipëri ndodh grabitja e një makine që transportonte para. Supozohet që ekipet të cilat merren me lëvizjen e valutës janë ekipet më të organizuaran dhe nga ana tjetër edhe më të sigurta. Por në rastin tonë nuk ndodhi kështu.

Ngjarja në fjalë nuk ishte gjë tjetër veçse mesazhi që jepet shpesh herë, se të investosh në Shqipëri është një rrezik më vete, jo të falimentosh nga tregu, por nga bandat.

Është për të ardhur keq, që një sasi e tillë valute ishte me një siguri minimaliste. Po nga ana tjetër, është për të ardhur keq, që miliona e milona euro qarkullohen dhe janë nën ruajtjen e disa personave të cilët nuk paguhen jo më shumë se 20, 000 mijë lekë të vjetra në muaj. Paradoks Shqiptar, por që tek ne për fat të keq, në këtë shumësi problemesh dhe hallesh thuajse ka marra trajtën e normalitetit.

Por për të ardhur edhe më shumë keq, është gjendje se ku ndodhet Policia e Shtetit.

Si fillim dua të sqaroj se jam plotësisht në mbështetje të punës që bën policia dhe rrezikut me të cilën përballet. Në fakt, është për të ardhur keq për punën që bën ministri i Brendshëm, që në vend që të mbaj përgjegjësi për gjendjen se ku është katandisur siguria në vend, krekoset se ne qenkemi më të sigurtë se këtu e katër vite më parë. Aspak e vërtet, flet gjatë gjithë kohës për suksese imagjenare, suksese që nuk i kemi parë. Flet për zbardhje krimesh dhe se autorët e grabitjeve të fundit do të arrestohen shumë shpejt.

Është për të ardhur keq që ministri jonë i Brendshëm e ka humbur sensin e kohës dhe na thotë se duhet të presim. Për çfarë të të presim, ku po kalojnë javë, muaj, vite dhe akoma keni ngelur në kuadrin e përurimeve të suvatimeve që ju bëni komisariateve të policisë dhe blerjen e ndonjë arme; asnjëherë nuk keni dalë e të thoni se me punën tonë e të strukturave nën varësinë tonë, arrestuam këtë person të shumë kërkuar apo kemi zbardhur këtë ngjarje të rëndë!?

Faktori ndërkombëtar po ju kërkon çdo ditë,  që të arrestoni atë që CNN-i e ka cilësuar edhe si Escobari i Ballkanit. Por ju flisni për suksese e Klement Balili hedh valle nën hundën tuaj. Kjo është vërtetë për të ardhur keq.

Ishull

Ministri i Brendshëm me rastin e grabitjes së makinës e cila po transportonte valutë u krekos se shumë shpejt do të vendoseshin përpara drejtësisë autorët, me një ton zëri dhe vetëbesimi a thua se strukturat tuaja vetëm pak minuta pas ngjarjes i arrestuan autorët. Lutfi Dervishi, në një status të tij bërë në Facebook me të drejtë shtronte pyetjen, nëse gjithë ky entuziazëm i ministrit për faktin se mbërritët në vendngjarje, imagjino se çfarë mund të bënit në rast se do të kishit arrestuar autorët e krimit?

Edhe vetë kryeministri Rama doli në mbështetje të Policisë së Shtetit, për të treguar se këto sulme ndaj saj vijnë nga kazani mediatik dhe njerëz dashakqinjë. Është mjerane nga ana juaj zoti kryeministër që edhe pse po mbushen katër vite, ju akoma nuk keni arritur të krijoni standarde, por vazhdoni të krahasoheni me qeverisjen e shkuar, sa nuk harruat të na kujtonit se këtu e katër vite më parë, nën qeverisjen e djathtë na kishin ndodhur 32 grabitje bankash; kjo nuk ju shfajson nga pesha e fajit që policia mban.

Premtuat me të madhe se hashashi, pas shkuljes me rrënjë nga Lazarati do ta hiqte Shqipërinë nga lista e zezë e prodhuesëve dhe eksportuesëve të lëndëve narkotike. Por si shumë premtime dhe nisma që ju keni marrë kanë rezultuar për fat të keq thjeshtë një flluskë sapuni, që ka shpërthyer shumë shpejt: shqipëri e mbuluar me hashash, para që grabiten ditën për diellë, e ju nuk ju ka ngelur gjë tjetër thjeshtë që të ktheheni në një institucion agjenci lajmesh, ku na tregoni se çfarë ndodhi, por jo punë konkrete. Grabitje dyqanesh, vrasje në mes të rrugës, pa edhe më të voglën siguri.

Me gjithë këto probleme, ngjarje që nuk po e shohin dritën e zbardhjes, por thjeshtë po raportohen si numra; duket se sigurinë duhet ta kërkojmë tek zoti që ta mbaj larg hajdutin prej nesh. Se sa për ata të cilët paguhen për ta bërë një punë të tillë, janë kthyer në makineri propagande dhe suksesi imagjinar.

Leave a reply