spiecapag-ndertuesja-e-gazsjellesit-tap-ne-shqiperi-900x400

Shqipëria do të rishikoj marrëveshjen e gazsjellësit TAP

PËRKTHIM/

Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) dhe Ministria e Energjisë në Shqipëri kanë ndryshuar marrëveshjen ndërmjet tyre, me qëllim kryesor që Shqipërisë t'i jepet më shumë mbështetje financiare dhe asistencë teknike.

Me anë të një deklarate për mediat, Ministria e Energjisë dhe Industrisë në Shqipëri deklaroi se pas shtatë muajsh negociatash është rënë dakord për rishikimin e pagesave, rritjen e investimeve në komunitet dhe trajnimin e personave të cilët do të marrin pjesë në sektorin e gazit.

Gazsjellësi TAP ndodhet në fazën e dytë të zhvillimit, ky projekt pritet të zhvilloj sistemin evropian të gazit natyror. Gaz i cili do të vij nga fusha e Shah Deniz në Azerbajxhanit për në vendet e BE-së, ky gazsjellës përbën edhe hapin e fundit të projektit tejet ambicioz të korridorit jugor.

Tubacioni i këtij gazsjellësi do të lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në kufirin turko-grek, ku do të kaloj përmes Greqisë, Shqipërisë dhe detit Adriatik, përpara se të vijë në bregdetin e jugut të Italisë.

Siguria e energjisë është një nga shqetësimet themelore të Shqipërisë, e cila varet shumë nga hidrocentralet. Kërkesa e gazit natyror në vend pritet të arrijë në 1.8 miliardë metra kub në vit deri në vitin 2020 sipas Ministrisë të Energjisë së Shqipërisë.

Së bashku me të kontributin që ky gazsjellës do të jap në sigurinë energjetike të vendit, TAP pritet të rrisë rëndësinë gjeostrategjike të Shqipërisë duke kontribuar në sigurinë energjetike të të gjithë Ballkanit.

Shkrimi në origjinal